PDSH: Gjithçka e qartë, Ahmeti gënjen!

Partia Demokratike Shqiptare sot në pres-konferencën e mbajtur nga nënkryetari i partisë, njëherit edhe deputet, Imer Aliu dha një sërë akuzash në drejtim të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilin madje e quajti edhe se “është një mashtrues, tradhtarë, servil dhe i paaftë të cilit në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do t’ia shqiptojnë dënimin”.

“Kur një lider  mirëqenien dhe rehatinë e vetë personale e vendon mbi atë të popullit që duhet ta përfaqësojë gjithçka është e qartë, është e qartë gjendja e mjerueshme në të cilën gjenden shqiptarët, është e qartë se ku e ka burimin kjo nëpërkëmbje dhe ky diskriminim që ju bëhet shqiptarëve për çdo ditë, është e qartë se përse shqiptarët për çdo ditë rrihen, vriten e malltretohen është e qartë se përse vendbanimet shqiptare prezencën e qeverisë e shohin vetëm nëpërmjet policisë dhe represionit të çdoditshëm e jo nëpërmjet investimeve dhe përkujdesit institucional, është e qartë se përse gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare. Krejt shqiptarët e mbajnë mend që në vitin 2008 ai tha se e zgjodhi çështjen e gjuhës tash kërkon edhe një mandat ta zgjidh këtë çështje, përse lejohet që flamuri kombëtarë të sakatohet dhe zvogëlohet për tre herë, përse ju imponohet maqedonishtja nga klasa e parë,  është  e qartë se përse gjendja e shqiptarëve është më e rëndë se kurdoherë”.

Ai mes tjerash akuzoi partinë shqiptare në pushtet edhe për punsimin e shqiptarëve në administratë ku shprehet se “Është e qartë se përse shqiptarët nuk kanë qasje nëpër institucione edhe pse Ali Ahmeti flet se paska punësuar 9000 shqiptarë në administratë, kur informatat tona flasin se ky numër është pesëfish më i vogël,  apo se qenka dyfishuar numri i shqiptarëve në administratë gjatë këtyre 4 viteve”. 

Imer Aliu u përqëndrua edhe në punësimin e shqiptarëve në shëndetësi në të cilën nuk janë punësuar asnjë mjek shqiptarë, “Vetëm para disa ditëve në konkursin për punësim në shëndetësi nuk u pranua asnjë mjek shqiptarë dhe Ali Ahmeti nuk flet për këtë apo për përqindjen e shqiptarëve në Ministrinë e financave dhe në më shumë se 500 institucione tjera pa asnjë shqiptarë. Nuk flet as për atë se përse qeveria nuk del me shifra zyrtare për përqindjen e shqiptarëve në administratën shtetërore, është e qartë sepse atëherë nuk do të mundeshte Ali Ahmeti ti  mashtrojnë shqiptarët me numra. Gjithçka është e qartë!”.
Nënkryetari i PDSH-së tha se kur ende nuk është bërë një vit nga mandati i tretë i BDI-së në qeveri, lideri i BDI-së Ali Ahmeti “dje ua bëri me dije shqiptarëve se ky mandat veç më ka përfunduar, çka mund të presin shqiptarët gjatë 3 viteve të ardhshme sa ka ngel nga ky mandat kur dje e panë dhe e dëgjuan dorëzimin dhe nënshtrimin total të këtij njeriu i cili i morri në qafë shqiptarët”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button