Arifi: Perspektiva Evropiane ndihmoi shërimin e plagëve të Srebrenicës

Në shenjë përkujtimi të 17 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, përkujtoi të kaluarën e vendeve të Ballkanit e cila ishte përplot me konflikte, viktima,  shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndarje në baza etnike dhe nacionale.

“Më 11 korrik të vitit 1995, mbi 8.000 civil nga komuniteti boshnjak u vranë në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo paraqet një nga veprimet më të rënda kundër njerëzimit në historinë e re të Balkanit. Pikërisht për këtë, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit ndihmoi në tejkalimin e situatës nga e kaluara, andaj, të gjithë ne kemi për obligim përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian të kontribuojmë në avancimin e proceseve demokratike në vendet tona, respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, si dhe të gjithë së bashku të sigurojmë një ardhmëri më të mirë për qytetarët tanë” theksoi zëvendëskryeministrja Arifi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button