Kujdes me skuterët, gjoba deri më 8000 euro!

Me qëllim që të ketë një sezon më të sigurt turistike, nga 20 korriku hyn në fuqi kufizimi i lundrimit të objekteve lundruese në liqenin e Ohrit, të Prespës dhe të Dojranit.

Ndalesa u përket objekteve lundruese “skuterë” të cilët janë me fuqi më të madhe se 45 kW dhe të cilët mund të bartin më së shumti tre persona, lajmëruan sot nga Ministria për transport dhe lidhje.

Ndalesa vlen për interval kohor nga ora 11 deri në orën 18 çdo ditë, deri më 20 gusht. Ata të cilët nuk do ta respektojnë këtë ndalesë, do të përballen me gjoba prej 6000-8000 euro për persona juridik, ndërsa prej 800-2000 euro për persona fizik. Pritet që këto gjoba të larta t’i zvogëlojnë fatkeqësitë në këto liqene./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button