Butrais: Georgievski do të zgjidhte çështjen e emrit

Kontesti me emrin deri më tani do të kishte qenë i zgjidhur në qoftë se Kiro Gligorov apo Lubço Georgievski do kishin vazhduar të qeverisin me Maqedoninë. Kështu mendo Ioannis Butaris, prefekti i Selanikut, i cili e akuzoi kryeministrin aktual Nikolla Gruevski për falsifikim të historisë. 
“Pozita e Qeverisë aktuale të Shkupit është rezultat i taktikës së shtrembëruar të amerikanëve të cilët bëjnë atë që ju konvenon për momentin”, tha Butaris, transmeton Plusinfo.

Nga ana tjetër për çështjen e emrit ka folur dhe kryetari i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës (KPKE) Jean Claude Mignon i cili në një deklaratë për Deutsche Welle ka thënë se për Greqinë sot do ishte një nder në qoftë se ndërpritet lufta për emrin e cila vjen nga një kohë tjetër, Mignon para njëzet viteve, si deputet i ri francez, e nënshkroi peticionin me të cilin kërkohej që të pranohet Republika e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. 4

“Nuk më vjen keq për nënshkrimin tim, ai gjendet menjëherë afër emrit të një politikanni të madh francez, Philippe Seguin, të cilin e respektoja dhe i cili, për fat të keq nuk është më mes nesh”, tha kryetari i KPKE, Jean Claude Mignon.

Sipas tij, problemi me emrin e Maqedonisë është një luftë e një kohe të kaluar.
“Greqia, sipas meje, sot ka gjëra të tjera për të cilat duhet të brengoset, në vend se për emrin të cilin duhet ta mbajë kjo ish-republikë e ish-Juosllavisë”, theksoi Mignon.

Ai nuk mund ta kuptojë pse ende nuk mund të zgjidhet ky problem.
“Kjo është e pabesueshme! E pabesueshme dhe larg nga brengat e vërteta të opinionit publik”, tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button