Zhduken dy të mitura në Shkup

Dy vajza të moshës 15 dhe 16 vjeç janë zhdukur në Shkup. Siç informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme dje rreth orës 19 në rrugën “Sllavej Pllanina”, nga shtëpia në drejtim të panjohur ishte larguar 16 vjeçarja E.M.

Arsyeja për largimin e E.M tani për tani nuk dihet.

Njëherit, gjatë ditës së djeshme një punonjës  social lajmëroi se para katër ditësh në ora 7 të mëngjesit nga shtëpia e përkujdesit “25 maji” është larguar 15 vjeçarja V.Z.
Në të dyja rastet policia po merr masa për  gjetjen e vajzave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button