Srebrenica përkujtohet edhe në Shkup

Me shpërndarjen e mesazheve ilustruese, shoqata e qytetarëve “Forumi i boshnjakëve – Shkup”, sot me fillim në orën 11:07 në Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe në sheshin Maqedonia do t’i përkujtojë qytetarët se para 17 viteve në datën e sotme ndodhi gjenocidi në Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përveç aktivistëve të shoqatës, në këtë aksion do të marrin pjesë persona publikë dhe intelektualë nga më shumë nacionalitete, të cilët do ta kenë idenë të njëjtë – asnjëherë të mos ndodhë një masakër i tillë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button