Mercedes A-Class, hap kapitull të ri

Me modelin e ri A-Class, Mercedes-Benz hap një kapitull plotësisht të ri në segmentin e veturave kompakte: dizajnin e theksuar emotiv me motorë të fuqishëm me kapacitet nga 109 kuaj fuqi deri në 211, nivelin e ulët të emetimit të gazrave dhe koeficientin më të mirë të rezistencës së ajrit prej 0.27.

Në të njëjtën kohë, me A-Class të re, edhe njëherë është konfirmuar se siguria në Mercedes-Benz nuk është çështje e çmimit – në pakon serike është përfshirë edhe sistemi COLLISION PREVENTION ASSIST, sistem ky i radarit për shmangien e aksidentit.

Me pajisjen e klimës, sistemin Audio 20 CD, hapjen elektronike të dritareve para dhe prapa, asistimin për drita dhe timonin multi-funksional me 12 taste, A-Class është plotësisht e gatshme qysh në versionin bazë. Modeli i ri Mercedes A-Class, tashmë mund të porositet edhe te ne, përmes kompanisë “Auto-Mita”.

Lajme të ngjashme

Back to top button