Sondazhet, Obama dhe Romney në barazpeshë totale

Në perspektivë gara e sivjetëshme për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë një garë e ngushtë, kokë për kokë mes presidentit aktual, Barack Obama dhe rivalit të tij republikan, Mitt Romney.

Katër muaj nga zgjedhjet e nëntorit, sondazhet më të fundit flasin për një barazpeshë totale. Si Obama ashtu edhe Romney nuk e kalojnë 50 përqindëshin e preferencave mes elektoratit amerikan, por aktualisht stacionohen me nga 47 përqind.

Sondazhi u krye nga “Washington Post” në bashkëpunim me televizionin amerikan, ABC News, raporton TCH.

Po sipas këtij sondazhi, 2/3 e amerikanëve mendojnë se vendi nuk po udhëhiqet ashtu siç duhet dhe mazhoranca nuk miraton punën e presidentit Obama përsa i përket ekonomisë.

Por një pjesë e mirë e amerikanëve të pakënaqur nga Obama, sipas sondazhit, do ta votojnë atë pasi nuk e shohin Romney-n si një alternativë të mirë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button