Bombë në “Titanik”: Le të punojë për ne në zgjedhje, ose do të fluturojë nga puna!
Për zgjedhjet lokale të vitit 2013 çdo votë ka qenë e rëndësishme, sidomos për Komunën Qendër ku lufta politike ka qenë më e ngushtë. Për këtë në një nga bisedat e publikuara sot në seancën gjyqësore të rastit “Titanik” dëgjohet se si ish-ministri, Mile Janakieski sillet i nervozuar sepse një i punësuar ka luftuar për Andrej Zhernovskin, kandidat nga LSDM-ja, transmeton Portalb.mk.
“Punon si zjarrfikës në Aerodrom. Punon për Zhernovskin. Thuaji të punojë për ne ose do të fluturojë nga puna”, i thotë Janakieski në një bisedë bashkëbiseduesit në telefon.
Bashkëbiseduesi sërish i ka thënë se ai është shok i Buçkovskit, dhe e ka ditur se është i atyre.
- LEXO: “Bombë”, Milloshoski ka dashur ta montojë një person, Jankulloska: Për këtë shkohet në burg
- LEXO: “Bombë” e re: Protugjer: Jepi Kires të dhëna për ciganët, sot të mbaroni me pagesën