La Liga: Barca-Real më 7 tetor

Kampionati spanjoll i ka bërë publike oraret e ndeshjeve për sezonin 2012/2013 në La Liga. Kështu janë bërë të njohura datat e dy supersfidave mes dy rivalëve kryesorë, Barcelona dhe Real Madrid.

‘El Clasico’ i parë do të zhvillohet më 7 tetor në Camp Nou, ndërsa derbi kthyes në Santiago Bernabeu do të luhet më 3 mars.

Kampionati do të fillojë më 18 gusht, ndërsa datat finale të xhirove në La Liga mund të ndryshojnë nëse Reali, Barca, Valencia dhe Malaga arrijnë në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi, Real Madrid, do të fillojë kampionatin në shtëpi kundër Valencias, ndërsa Barcelona do të jetë nikoqir i Real Sociedadit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button