Llapjanët ndjekin shembullin e norvegjezëve, vendosën molla jashtë oborrit (FOTO)

Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’i vënë në dispozicion për të gjitha ata që nuk i kanë, duket se u ka pëlqyer shumë llapjanëve.

Këtë ide, vendosi ta praktikojë edhe një profesor nga fshati Shajkovc i Podujevës, derisa disa qese me molla i vari jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të shërbehen me to, shkruan Indeksonline.

Ky shembull kaq i mirë, sigurisht që është për tu duartrokitur, ngase me to mund të furnizohen edhe skamnorët.

Për dallim nga Kosova, Norvegjia njihet si vend i mirëqenies sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button