Matis: SHBA-ja do t’i plotësojë obligimet e saja ndaj NATO-s

SHBA-ja do të vazhdojë t’i plotësojë obligimet e saja ndaj NATO-s, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Matis.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren franceze Florans Parli, pas takimit të tyre në Paris, Matis theksoi se “veprat flasin më shumë se fjalët”, kur bëhet fjalë për realizimin e obligimeve amerikane ndaj Aleancës.

Deklarata e Matisit, vjen pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Tramp se anëtarët tjerë të Aleancës nuk do të mund të presin mbrojtje nga SHBA-ja, nëse nuk i plotësojnë obligimet e tyre ndaj NATO-s dhe nëse nuk ndajnë mjete të mjaftueshme për mbrojtjen.

Takimi Parli-Matis u mbajt në prag të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, që fillon nesër në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button