Afgania që “tradhëtoi” burrin, ekzekutohet publikisht

Ekzekutimi i një gruaje afgane nga ana e talebanëve, e cila akuzohej për tradhëti bashkëshortore, ka shokuar opinionin publik brenda dhe jashtë Afganistanit.

 Incidenti tragjik ka ndodhur në provincën Parvan, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, e dënoi fuqishëm incidentin dhe ka kërkuar nisjen e hetimeve për të vënë para drejtësisë militantët talebanë që ishin përgjegjës për ekzekutimin publik të gruas.

Autoritetet policore kanë siguruar xhirimet që tregojnë pamjet e një femre, e cila qëllohet për vdekje nga prapa në kokë, derisa veprimi përcillet me brohoritjet e turmës përreth.

Lajme të ngjashme

Back to top button