Ish i përndjekuri kërcënon të hidhet nga përmendorja e “Skëndërbeut”

Mosgjetja e një zgjidhjeje për problem e tyre në institucionet përkatëse duket se ka kthyer në modë aktin e vetëtëhedhjes nga një lartësi.

Kështu ka ndodhur me dy ish-të përndjekur, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko ,të cilët dyshohet së në gjendje të dehur kanë hipur në monumentin e “Skënderbeut` pikërisht në qendër të Tiranës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë së komisariatit Nr. 1 të kryeqytetit si dhe të policisë bashkiake për të bindur dy ish të përndjekurit të zbresin nga monumenti në qendër të Tiranës.

E ndërsa negociatat e policisë për Lirak Bejkon kanë qenë të sukseshme pasi ka zbritur nga Monumenti, për Ndrecën nuk kanë rezultuar pozitive. Edhe pse nuk është një lartësi e madhe për të kryer aktin e vetëvrasjes, ashtu sic ka pretenduar i përndjekuri, oficerët e policisë po tentojnë të negocojnë me të dhe me familjarët për ta bindur të zbresë nga Monumenti i “Skënderbeut”.

Por për policinë emri i ish të përndejkurit Ndreca është i njohur, pasi pak kohë më parë ai është shoqëruar në komisariat pasi ka goditur një deputet në hyrje të Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button