Mançini nënshkruan edhe për pesë vite me Sitin

Roberto Mançini ka nënshkruar marrëveshje të re me Mançester Sitin. The Guardian njofton për një marrëveshje pesë vjeçare të vlefshme 25 milion funta, deri në vitin 2017.

Negociatat kanë filluar që nga mesi i majit, duke rezultuar me spekulime se pse Mançini nuk nënshkruan kontratë, duke e lidhur atë me kalim në Rusi, për të drejtuar ekipin kombëtar rus, zëra që vet Mançini i hodhi poshtë dje.

“Jam i nderuar që do të kem mundësinë të jap maksimumin për Mançester Sitin edhe në pesë vitet e ardhshme” – tha Mançini./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button