Kaka dëshiron të kthehet te Milani

Ish-lojtari më i mirë në botë, Kaka, është i paepur të largohet nga Real Madridi dhe të kthehet te Milani. Corriere dello Sport shkruan se braziliani është i gatshëm të ulë kërkesat e tij personale me qëllim që ky transferim të realizohet.

Kaka këtë javë do të bisedojë me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, dhe do ta lutë ta lejojë të rikthehet në Itali.

Mesfushori tashmë ka refuzuar oferta nga Los Angeles Galaxy dhe Guangzhou Evergrande për t’i dhënë shans vetes të rikthehet te Milani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button