Bojkotuesit nga diaspora u fotografuan dhe u mburrën në Facebook

Jane Mavçev maqedonas i shpërngulur në Australi, nëpërmjet një fotografie të postuar në Facebook së bashku me disa persona të tjerë që bojkotuan referendumin, deklaruan se në Melburn kanë votuar vetëm shtatë “tradhtar” siç i quan ai, shkruan Mkd.mk.

Shpejtë kjo foto është hequr nga rrjetet sociale por megjithatë u publikuan fotografi dhe video që kërcënojnë privatësinë e votuesve dhe mund të vërehen në video votuesit para konsullatës në Melburn, të cilët thirren si tradhtar nga ata që publikuan videot.

Skandali në Melburn gjatë votimit në referendum, deklarohet edhe MPJ-ja

Përndryshe, diaspora e Maqedonisë është duke votuar në përfaqësitë konsullore në: Bern, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanbera, Bruksel, Stokholm, Paris, Rim, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Pordgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.

Vendet në të cilat janë paraqitur më së shumti votues janë Berni me 321, Venecia me 264, Ljublana 217, si dhe Vjena dhe Toronto me 151. Më pak se 10 votues janë paraqitur në Budapest, në Stamboll, Bukuresht dhe Athinë.

Referendumi do të mbahet nesër, e diel, më 30 shtator, dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button