Skandali në Melburn gjatë votimit në referendum, deklarohet edhe MPJ-ja

“Institucionet në Australi tashmë janë njoftuar me rastin e pakëndshëm. Këto shkelje serioze janë të papranueshme dhe në afat sa më të shpejtë do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për sanksionim të aktorëve”, kështu është deklaruar ndër të tjerash Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë në lidhje me skandalin në procesin e referendumit të 30-shtatorit në Melburn të Australisë, transmeton Portalb.mk.

Nga MPJ-ja njoftuar gjithashtu se çdo përpjekje për ndikim dhe trysni ndaj votuesve në ditën e referendumit është e papranueshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme e dënon ashpër publikimin e incizimeve në mediat sociale, si dhe ofendimet ndaj shtetasve të Maqedonisë në Australi, të cilët kanë vendosur të dalin dhe të votojnë në referendum. Kjo paraqet shkelje e të drejtës demokratike për votim, por edhe ndikim në procesin e referendumit, si dhe shkelje e privatësisë në kohën e votimit. Çdo përpjekje për ndikim dhe trysni ndaj votuesve në ditën e votimit të referendumit është e papranueshme”, thuhet në kumtesën e MPJ-së, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Votimi i diasporës, skandal në Melburn: Deklarohet ministri Edmond Ademi (VIDEO)

Për rastin në Melburn ka reaguar edhe ministri i Diasporës, Edmond Ademi, i cili ka njoftuar se aktorët e rastit tashmë janë identifikuar dhe do të përndiqen në bazë të legjislaturës së Australisë.

LEXO: Referendumi i 30-shtatorit, sot votojnë të sëmurit dhe të burgosurit

Përndryshe, diaspora e Maqedonisë është duke votuar në përfaqësitë konsullore në: Bern, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanbera, Bruksel, Stokholm, Paris, Rim, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Pordgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.

Vendet në të cilat janë paraqitur më së shumti votues janë Berni me 321, Venecia me 264, Ljublana 217, si dhe Vjena dhe Toronto me 151. Më pak se 10 votues janë paraqitur në Budapest, në Stamboll, Bukuresht dhe Athinë.

Referendumi do të mbahet nesër, e diel, më 30 shtator, dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Kujdes! Nëse i bëni këto veprime gjatë votimit në referendum, do të dënoheni me burg ose me para

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button