Philip Gordon: Maqedonia na ka zhgënjyer shumë!

Kemi investuar shumë në suksesin e Maqedonisë, por edhe pse ka përparim në marrëdhëniet ndëretnike, jemi të alarmuar nga shenjat që sinjalizojnë rritjen e tensionit mes bashkësive. Jemi të shqetësuar edhe për situatën në medie dhe gjykata. E kemi nxitur qeverinë që ta implementojë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Kështu është shprehur ndihmës i sekretrarit shtetëror të SHBA-ve, Philip Gordon në samitin “Croatia Summit”.

“Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë vazhdon ti bllokojë aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe për të filluar negociatat me BE-në. Jemi të zhgënjyer edhe pse NATO nuk mundi ta pranojë Maqedoninë në anëtarësinë e saj në Samitin e Çikagos. Por për shkak të asaj se NATO është organizatë ku sundon konsensusi, Maqedonia dhe Greqia duhet ti zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre para se Aleanca ta mbajë premtimin e dhënë në Bukuresht për ta antarësuar Maqedoninë në të. SHBA i mbështet negociatat që udhëhiqen nën patronazhin e OKB-ve dhe do të pranojë çfarëdo zgjidhje që do të gjendet. Kemi investuar shumë në suksesin e Maqedonisë” ka thënë mes tjerash Gordon. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button