KiE: ndarjet në baza etnike në Maqedoni, shqetësuese

Gjendja në Maqedoni, sipas Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, midis bashkësive etnike është polarizuar në ndarje të vijave etnike, sepse komunitet kryesore nacionale zhvillojnë jetë pa ndonjë raport të rëndësishëm mes tyre.

Vlerësimi i Komitetit është se tensionet ndëretnike në Maqedoni janë shkaktuar nga mungesa e dialogut, klisheve dhe paragjykimeve.

Kjo jetë paralele, thuhet në raportin e Komitetit të ministrave të KE-së, manifestohet në sistemin arsimor, media, partitë politike dhe shpërndarjen gjeografike.

Komitetin e shqetëson edhe fakti se 70 për qind e romve në Maqedoni janë të papunë dhe kushtet e tyre për jetë, ndonëse bëhen përpjekje për integrimin e bashkësisë rome në shoqëri.
Ky organ i Këshillit të Evropës konstaton edhe atë se ka përfaqësim të pamjaftueshëm të minoriteteve në administratën publike, ndërsa ata të cilët kanë qenë të punësuar për të arritur kuotën e nevojshme të përfaqësimit të drejtë, nuk kanë përshkrim të vendit të punës, as vende të vërtetuara qartazi të punës.

“Disa madje e marrin tërë rrogën, pa mos shkuar në vende pune”, thuhet në analizën.
Vërejtje ka edhe për sjelljen e policisë ndaj minoriteteve, veçmas ndaj romve, si dhe mjetet e pakta që u ndahen për mbrojtjen e kulturës së vllehve dhe serbëve, me çka seriozisht komprometohet ruajtja e kulturës dhe gjuhës së tyre.

Komiteti i ministrave nga Qeveria kërkon që të miratohen masa urgjente për luftë kundër papunësisë, çështjes së banimit dhe mbrojtjes shëndetësore të romve, si dhe zbatimin efektiv të ligjeve nga Marrëveshja kornizë dhe krijimin e dialogut ndëretnik në të gjitha sferat e jetës, me përfshierjen e posaçme të fëmijëve dhe të rinjve me çka do t’i dilet në rrugë paragjykimeve, por edhe krijimin e mekanizmit të posaçëm  të pavarur, i cili do të ndjek sjelljen e policisë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button