Meghani e thyen përsëri protokollin mbretëror, ama fansat janë mrekulluar nga gjesti i saj!
Meghan Markle shkëlqeu në angazhimin e saj të parë publik pa të shoqin, por që në fillim, Dukesha e Sussex-it e shkeli traditën..përsëri. Ajo vizitoi një ekspozitë të rëndësishme arti në Akademinë Mbretërorë të arteve , ama në mbërritje bëri një gjest të papritur, shkruan Bordo.al. Pasi zbriti nga makina i dha dorën njërit prej organizatorëve të eventit dhe e mbylli vetë derën e automjetit!!
Normalisht, nuk duhet të bënte as njërën e as tjetrën. Por gjesti i saj shkaktoi një lumë reagimesh positive në Twitter, duke i entuziasmuar shumë prej ndjekësve për faktin që pjesëtarja e re e familjes mbretërore shfaqet si një njeri i thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Hera e parë në jetën time, shkruante një përdorues i platformës sociale, që shoh një princeshë ta mbyllë vetë derën e makinës!