BE sjell mundësi për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve nacionale elektronike për identifikim

Mundësia për njohje të ndërsjellë të dokumenteve elektronike për identifikim prej nesër në BE hyn në fuqi, ka bërë të ditur Komisioni Evropian (KE).

Në atë mënyrë qytetar i një shteti nga BE, i cili posedon atë dokument do të mund të shfrytëzojë shërbime administrative elektronike onaljn në shtet tjetër të Unionit. Lehtësimi do të ndihmojë në hapjen e llogarive bankare, regjistrim në universitet, këmbim të të dhënave me zyra shtetërore dhe lokale, transmeton MIA.

Deri tani vetëm Italia dhe Gjermania e kanë përfunduar procedurën adekuate e cila parasheh dorëzimin e aplikimit dhe vlerësimit nga KE në sistemtet nacionale për dokumenta elektronik për identifikim. Kroacia, Estonia, Luksemburgu dhe Spanja janë në fazën përfundimtare të njohjes së dokumenteve të qytetarëve të tyre.

Procesi nështë në fazën e hershme në Belgjikë, Portugali dhe Britani të Madhe.

Ndryshe, pesëdhjetë për qind e qytetarëve të BE-së përdorin shërbime elektronike administrative. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button