Fatmir Besimi në debat shkencor mbi Mbrojtjen e Maqedonisë

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi dhe shefi i Ekipit këshilldhënës të NATO-s, koloneli Aleksandar Aleksandrov, sot në Pallatin e ARM-së do të mbajnë fjalim në debatin profesional-shkencor për Propozimin e Librit së Bardhë të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.

Në debatin shkencor do të marrin pjesë 30-të përfaqësues të opinionit akademik shkencor të cilët pritet të japin kontribut të vet drejt dokumentit edhe më cilësor. Në këtë mënyrë, Ministria e Mbrojtjes fillon proces të ri me opinionin shkencor në Republikën e Maqedonisë, duke i përforcuar integrimet evroatlantike të vendit.

Libri i Bardhë i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë publikohet pas shtatë vitesh nga dokumenti i fundit i tillë në vitin 2005 dhe për herë të parë miratohet në mënyrë transparente në dialog me bashkësinë profesionale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button