Arifi në konferencë në Tiranë

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, do të jetë e pranishme në konferencë dyditore me titull “Konferencë ndërkombëtare për fqinjësinë shqiptare” që mbahet në Tiranë.

Konferencën do ta hap kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ndërsa do të marrin pjesë politikanë nga vendet e rajonit.

Prioriteti kryesor i konferencës do të vendoset mbi përforcimin e bashkëpunimit rajonal, përmirësimit të transparencës, avancimit të shoqërisë civile dhe  nxitjes së të rinjve që në mënyrë më active të marrin pjesë ne zhvillimin e rajonit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button