Video: Grabitja e argjendarisë, minutat e tmerrit, sekondë pas sekonde

Gazeta “Shqip” publikon pamjet që fiksuan grabitësit, teksa nën presion e kallashnikovit morën 2 kg flori nga një argjendari në mes të Fierit. 

Sekonda 1 – Në argjendari ndodhen 8 persona, gjashtë klientë dhe dy shitësit. Midis klientëve edhe tre gra, ku njëra prej tyre duket e moshuar. Të gjithë po shohin sendet që ndodhen në argjendari
Sekonda 3 – Dy persona, të armatosur, njëri prej të cilëve me kallashnikov, futen në argjendari. I pari mban një pistoletë në dorë, ndërsa tjetri armën automatike. Njëri prej shitësve ngre duart lart
Sekonda 4 – Autorët futen në banakun ku ndodheshin shitësit. Autori i veshur me të zeza godet shitësin dhe e përplas në dysheme. Shitësi tjetër ulet poshtë banakut. Autori i dytë mban një çantë të zezë
Sekonda 5 – Një nga autorët i drejton kallashnikovin shitësit që ndodhet në dysheme. Autori i dytë vepron me shpejtësi dhe merr tabakët në të cilat janë varëset, unazat dhe vathët e floririt
Sekonda 6 – Në këtë sekuencë, një nga autorët arrin të nxjerrë jashtë argjendarisë klientët. Autori i dytë vijon me shpejtësi të marrë sendet me vlerë, duke i futur në çantë. Armët drejt shitësve
Sekonda 9 – Në këtë kohë kanë dalë jashtë të gjithë klientët. Një nga autorët i drejton pistoletën shitësit dhe tjetri mban tabakanë në duar, duke i futur me shpejtësi në çantë
Sekonda 12 – Një nga autorët godet gjatë hapjes me sirtar shitësin e veshur me të bardha
Sekonda 18 – Në këtë kohë, një nga autorët godet me qytë kallashnikovi shitësin
Sekonda 21 – Autorët ia kanë arritur qëllimit, por shpejtojnë të mbyllin çantën sportive
Sekonda 22 – Autori me kallashnikov godet me qytë shitësin dhe me shpejtësi i drejtohet derës
Sekonda 23 – Autorët dalin jashtë derës. Dy shitësit ndodhen të ulur poshtë banakut. Ankthi mbaron. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button