Danielson për skriningun: Fillim i angazhimit më intensiv në lidhjen tonë të gjatë

Drejtori i përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian, Kristijan Danielson, sot në Bruksel zyrtarisht e shënoi fillimin e përgatitjeve për bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Danielson përpara dy ekipeve negociuese të Shqipërisë dhe Maqedonisë deklaroi se sot është “fillimin i angazhimit më intensiv i lidhjes sonë të gjatë”.

“Ekspertët tanë do ta sqarojnë gjatësinë dhe thellësinë e ligjvënësit të përbashkët evropian (acquis communautaire), rregullat e BE-së, tha Danielson.

Këto dy ditë, ekipet e Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’i dëgjojnë ekspertët e Komisionit Evropian duke ua sqaruar ligjvënësin e plotë dhe praktikat më të mira në fushën e drejtësisë dhe të drejtave fundamentale. Në vitin e ardhshëm do të mbahen edhe 32 mbledhje të këtilla, për çdo kapitull të procesit negociues, që gjithsej ka 33, ose 160 mijë faqe ligje evropiane dhe rregulla të cilat patjetër duhet që të transferohen në ligjvënësin e brendshëm,.

Ekipet do të kenë edhe 7 takime të këtilla, theksoi Danielson.

“Patjetër të ketë mirëkuptim të përbashkët për atë se çfarë janë rregullat e BE-së që të përgatiteni për anëtarësim në të ardhmen”, deklaroi drejtori.

Danielson tha se takimi për kapitullin e sotëm 23 është fundamentale, jo vetë për shkak të metodologjisë së re negociuese të Komisionit Evropian për vendet e reja  anëtare, por pasi që mu reformat lidhur me drejtësinë dhe sundimin e ligjit janë kushte të vendosura nga Këshilli i BE-së për fillim efikas të bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019.

Bruksel, zyrtarisht ka nisur Procesi i Skriningit Sqarues i Maqedonisë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button