Qeveria apelon të papunët të aplikojnë për vetëpunësim

“Sa i përket projekteve për vetëpunësim të 450 personave për këtë vit, deri tash me shpalljen e parë janë punësuar 112 persona, ndërsa për shpalljen e dytë kanë aplikuar 128 persona, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen. Shpallja e tretë do të jetë në shtator. Për vetëpunësim të 550 personave këtë vit, të martën më 10.07 do të nxjerrim shpallje që do të vazhdon 20 ditë, dhe apelojmë të interesuarit të shfrytëzojnë këtë mundësi” – tha zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Gjithashtu në rrjedhë është edhe thirrja publike për 1.000 punësime të reja përmes trajnimit për punëdhënës të njohur që do të zgjas deri më 17 korrik, si dhe thirrja publike për angazhimin e 4000 personave për kryerjen e punëve publike deri më 20 qershor./portalb/
 

Lajme të ngjashme

Back to top button