Referendumi, sot votojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

Në një vendvotim në Këshillin Shtetëror Zgjedhor, për referendumin e 30-shtatorit, sot do të votojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

104 anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e këshillave zgjedhorë që do të votojnë sot janë të parët që do t’i përgjigjen pyetjes së referendumit: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me praninimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Më 29 shtator voton diaspora

Anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e këshillave zgjedhorë votojnë sot, pasi që do të marrin pjesë në votimin e diasporës për referendumin e 30-shtatorit. Diaspora e Maqedonisë do të votojë më 29 shtator.

Shtetasit e Maqedonisë do të mund të votojnë në përfaqësitë konsullore në Bern, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanbera, Bruksel, Stokholm, Paris, Rim, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Pordgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.

Vendet në të cilat janë paraqitur më së shumti votues janë Berni me 321, Venecia me 264, Ljublana 217, si dhe Vjena dhe Toronto me 151. Më pak se 10 votues janë paraqitur në Budapest, në Stamboll, Bukuresht dhe Athinë.

Përderisa ndonjë votues i cili paraprakisht është paraqitur se do të votoj në Konsullatë udhëton për në Maqedoni nuk do të mund ta realizojë të drejtën e tij për votim në vend, pasi që emri i tij do të jetë i shënuar në vendin që është paraqitur. Votimi në diasporë fillon nga ora 7 e mëngjesit dhe përfundon në orën 19 sipas kohës lokale.

Më 29 shtator votohet edhe në Maqedoni

Krahas në diasporë, më 29 shtator, të shtunën do të votohet edhe në Maqedoni, ku të drejtë vote do të kenë personat e sëmurë, të burgosurit dhe personat e dënuar me burg shtëpiak.

Ndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button