Mot shumë i nxehtë me indeks të rrezeve UV deri në 9

Vazhdon vala e nxehtë në Maqedoni. Edhe gjatë ditës së sotme priten temperatura tropikale.

Sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 14 gradë deri në 25, ndërsa ajo maksimale e ditës do të mbërrijë deri në 32 gradë, gjegjësisht deri në 40 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të jetë 20, ndërsa ajo maksimale e ditës do të mbërrijë deri në 39 gradë. Preferohet të qëndrohet në ambiente të freskëta dhe të mos dilet nga shtëpia pa nevojë, pasiqë indeksi i rrezeve ultra vjollcë do të arrijë deri në 9./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button