Ademi: Nuk ka biznes me hekur, përderisa ai vidhet

Ndalesa për të bërë tregti të brendshme, blerje dhe eksportim të mbeturinave të prodhimeve të metalit, çelikut, aluminit, bakrit, plumbit, kallajit, bronzës dhe mesingut do të ndërpritet kur do të shihen rezultatet e masave të cilat Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor ia propozoi Qeverisë, me të cilat është paraparë të zvogëlohet numri i vjedhjeve të artikujve të cilat janë në shërbim të interesit publik, njoftoi sot ministri Abdylaqim Ademi.

“Me qëllim që të tërhiqet ndalesa, presim rezultate konkrete. Të zvogëlohet numri i vjedhjeve, ata të cilët menaxhojnë me mbeturinat e metalit të sillen në përputhshmëri me ligjet, të bashkëpunojnë me organet shtetërore me qëllim që materialet, blerja e të cilave është e ndaluar, të mos blihen më”, deklaroi ministri Ademi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button