Limaj: Opozita në Kosovë ka probleme brenda vetes
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se veprimet e çakorduara e dëmtojnë Opozitën.
‘Unë e di që kam investuar për të pasur një Opozitë të bashkuar, ka qenë investim i madh për të pasur një të bashkuar’, tha Limaj në emisionin Zona B në Klan Kosova, transmeton Zëri.
Ai tutje tha se kjo opozitë në Kosovë ka probleme brenda vetes në kauzat dhe hapat që po i ndërmarrin.
Veprimet e çakorduara e dëmtojnë Opozitën. Opozita ka probleme brenda vetes, qoftë me kauza, qoftë në hapat që po i ndërmarrin. Nuk është lehtë për të pasur një Opozitë të bashkuar’, tha ai.
Megjithatë, Limaj tha se Qeveria duhet të jetë e kujdesshme ngase mocioni i mosbesimit mund të vijë në çdo moment.
‘Unë mendoj që mazhoranca e përgjithshme duhet të jetë e kujdesshme sepse çështja e mocionit mund të vijë brenda një momenti, në çdo rast. Nëse nuk ka angazhim ose përgjegjësi në punën që e bën. Mazhoranca që nuk punon i ndodhë’.