NABIZI hapet në Strugë

Në një ambient festiv dhe impozant, në praninë e dhjetra qytetarëve,njerëzve të biznesit dhe politikës, si dhe partnerëve tregtar nga vendi dhe rajoni të kësaj kompanie të njohur të Strugës, dje u bë inaugurimi i kompleksit tregtar ”NABIZI” një nga më avangardët në këtë pjesë të vendit.

Kompleksi tregtar ”NABIZI’,’ është një nga investimet më të mëdha dhe serioze viteve të fundit të realizuara në Strugë,dhe që nga sot është në shërbim edhe të klientelës nga vendi dhe rajoni.

Kompleksi “NABIZI” ,është projekti më i madh i këtij lloji në Maqedoninë jug-perëndimore, dhe një nga më bashkëkohorët dhe modernët .Ndërtimi i kompleksit zgjati 19 muaj , në të cilin janë investuar rreth 2.500.000 euro ,mjete të siguruara tërësisht nga kompania ”NABIZI”.

Kompleksi ndodhet përskaj rrugës magjistrale të Qafë Thanës,dhe zotëron rreth 7000 metër katrorë ambiente të mbuluar, në të do të tregtohen mbi 25.000 artikuj.

Në kompleksin ”NABIZI” do të punësohen mbi 50 të punësuar rishtas,ndërsa në kuadër të inagurimit dhe ditëve të para të startimit me punë ky kompleks do të ofroj çmime shumë të mira promocionale njoftojnë nga kjo kompani./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button