Alfat muajin e kaluar arrestuan 248 persona

Njësia speciale mobile e policisë për luftë kundër kriminalitetit “Alfa”, gjatë muajit të kaluar, në kryerjen e veprimtarisë së rregullt, gjithsej kanë legjitimuar 556 persona, kanë kontrolluar 53 automjete, ndërsa për arsye të shumta janë arrestuar 248 persona.

Siç kumtoi sot MPB, në bazë të telegramës janë arrestuar 54 persona, në bazë të kërkimeve, urdhërit të Gjykatës Themelore 20 persona, nën dyshimin për vepër të kryer penale 36 persona, për vepër të kryer penale 16 persona, në flagrancë duke kryer vepër penale janë arrestuar katër persona, për vërtetim të identitetit pesë persona dhe për vuajtje të dënimit me burg 9 persona. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button