LSDM me ofertë këmbëngulëse për Menduh Thaçin

Opozita maqedonase, gjegjësisht LSDM-ja këmbëngulë që të bashkëpunojë me PDSH-në për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërkaç lideri i saj Menduh Thaçi fundit vazhdon të mbetet në vendimin, që PDSH do të bashkëpunonte me LSDM vetëm atëherë kur do të pranohen kushtet e partisë së tij të caktuara drejt Marrëveshjes së Re Politike që kjo parti ofron, thonë burime të larta të kësaj partie për të përditshmen “Dnevnik”.

Dhe pse shkrimi i gazetës “Dnevnik” pretendon se një bashkëpunim mes partive shqiptare dhe maqedonase do të sjellte bindshëm fitoren në opozitë, lideri i PDSH Menduh Thaci është i prerë në vendimin. Marrëveshja e Re politike e përpiluar nga PDSH erdhi si pasojë e mos implementimit të Marrëveshjes së Ohrit në afatin e caktuar, që ishte në vitin 2004.

PDSH deri më tani ka bërë publike kandidaturën e kryetarit aktual të Tetovës Dr.Sadi Bexhetit, ndërsa sipas burimeve të “Dnevnik” është konfirmuar kandidatura e Murtezan Ismaili për komunën e Likovës.

Nga burime jo zyrtare meret vesh që PDSH planifikon ta bojkotojë rajonin e Kërçovës nësë kryetarët e vend-votuesve nuk do të jenë nga qytete tjera dhe nga opozita po ashtu. Arsyeja për këtë është se kjo parti një kohë të gjatë ankohet për parregullsi të mëdha që ndodhin në komunën e Kërcovës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button