Duran Duran sonte këndojnë në Shkup

Sonte në Kalanë e Shkupit do të performojë bendi i njohur botëror Duran Duran. Në këtë koncert pritet të ketë rreth nëntë mijë spektatorë përpos nga vendi dhe nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria.

Për këtë qëllim rruga “Samoillova” do të jetë e mbyllur për automjete.

Duran Duran është një nga grupet më të popullarizuara në botë i formuar në vitin 1978.
Kanë shitur mbi 70 milionë pllaka, 18 single kanë qenë pjesë e listës amerikane, ndërsa 30 të asaj britanike. Ky bend ishte i pari që filloi të vendos modele të famshme në spotet e tyre.

Pothuaj tre dekada Duran Duran nuk kanë shënuar rënie në karrierën e tyre dhe ndër vite  i kanë fituar të gjitha çmimet e mundshme. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button