Komunikacioni zhvillohet në kushte normale

Komunikacioni në të gjitha akset magjistrale dhe rajonale në shtet zhvillohet normalisht dhe pa ndalesa, nëpër rrugë të thata dhe të pastërta, ndërsa është rritur intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Për shkak të mundësisë së vazhdueshme për paraqitje të rrëshqitjes së dheut që mund të pengojnë lëvizjen e vozitësve, rekomandojmë kujdes më të madh në rrugën Dibër-Strugë, Mavrovë-Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi-Udovë.

Vozitje më të kujdesshme nevojitet edhe në rrugën magjistrale M1 rrugën Katllanovë – Veles, ku zhvillohen punë për rikonstruimin e rrugës për çka është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.

Nga AMLM përkujtojnë se ata vozitës qqë planifikojnë të nisen në rrugë më të gjatë, atë ta bëjnë me mundësi në orët e hershme të mëngjesit apo në orët e vona të pasditës, për të shmangur temperaturat e larta gjatë ditës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button