Fundjavë e nxehtë me temperatura deri 39 °C

Vazhdon vala e nxehtë në Maqedoni. Edhe gjatë fundjavës edhe në fillim të javës së punës pritet të mbajë temperatura tropikale.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite ka mundësi të ketë reshje lokale dhe bubullima në viset perëndimore dhe veriperëndimore me erë të dobët. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 14 gradë deri në 25, ndërsa ajo maksimale e ditës do të mbërrijë deri në 30 gradë, gjegjësisht deri në 39 gradë.

Në Shkup të shtunën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të jetë 20, ndërsa ajo maksimale e ditës do të mbërrijë deri në 37 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button