Thaçi mbështet vendimin e Kushtetueses

Kryeministri Hashim Thaçi mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e plotë të presidentes Atifete Jahjaga.

Në deklaratën e kryeministrit thuhet: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, është vendim i një organi të lartë dhe të pavarur, të cilin e mbështes dhe respektoj plotësisht si kryeministër i Qeverisës së Republikës së Kosovës. Po ashtu, si kryeministër, shpreh vlerësimin e lartë për institucionet dhe klasën politike të Kosovës, që kanë etabluar një traditë të mirë të respektimit të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Respektimi i vendimeve të gjykatës nuk duhet të jetë vetëm rezultat i vullnetit por edhe shprehje e pjekurisë dhe domosdoshmërisë së respektimit të institucioneve të pavarura.

Prandaj, si lider politik dhe institucional, i respektoj vendimet e gjykatës dhe apeloj që paralelisht të punojmë në reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

Ne kemi shumë punë para nesh lidhur me reformat e mëdha na presin drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.

Në momente si ky, për kundër pakënaqësive që mund të shkaktohen në kontekstin e ngushtë partiak apo personal, ne e kemi për detyrë t’i tejkalojmë interesat individuale dhe të punojmë për të mirën tonë të përbashkët. Unë kam besim në pjekurinë tonë politike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button