Katie Holmes heq unazën e martesës

Ditët e fundit ka qenë një ndër personazhet më të përfolur për shkak të divorcit nga bashkëshorti i saj. Aktorja, Katie Holmes për herë të parë pas publikimit të lajmit të ndarjes nga Tom Cruise është shfaqur në publik ditën e sotme. Aktroja 33 vjeçare, e cila javën e fundit dukej e tensionuar dhe disi e çrregullt, në fotografitë e publikuara në internet, nuk ka unazën e martesës në dorën e saj të majtë.

Buzëqeshja e aktores Holmes, të kujton imazhet e të famshmes Nicole Kidman, në momentet e para të divorcit nga Cruise në vitin 2001. E veshur me fustan të errët elegant dhe me flokët e kapura pas, Katie shfaqet në një makinë dhe në dorën e majtë të saj mungon unaza e martesës.

Disa ditë më parë, aktorja ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti Tom Cruise si dhe po këmbëngulë për marrjen e kujdestarisë së vogëlushes 6 vjeçare, Suri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button