Tetovarët vs mbeturinat 1:0

Vullnetarë të qendrës për Bashkëpunim Ballkanik LOJA, të indinjuar nga papastërtitë dhe moskujdesi ndaj ambientit në qytetin e Tetovës bashkërisht  formuan një grup punues për ti mbledhë mbeturinat që çdo ditë u ‘a pengonin rrugën gjatë shëtitjeve të tyre të pasdites dhe ti zhvendosin nga rrjedha e lumit Shkumbin, në qendër të qytetit.

“Ky instilacion artistik me mesazh ekologjik në vete, vetëm se dëshiron që ti bëjë më të dukshme dhe të vetëdijësojë rrethin për mundësitë e ripërdorimit e mbeturinave” thanë nga LOJA.

Gati tre muaj punohet në projektin e quajtur “Trash project” në organizim të QBB LOJA dhe sot do të prezantohet produkti final i tyre në sheshin Iliria, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në ora 21:00.

“Qëllimi është ti alarmojmë bashkëqytetarët tonë në Tetovë. Për të qenë kjo nismë që nga Tetova dhe të vazhdohet si praktikë edhe në qytete të tjera, edhe materialet propaganduese, siç janë broshurat që do shpërndahen janë të bëra nga letra e recikluar. Urdhëroni në sheshin “Iliria” dhe vërtetojuni edhe juve se si nga ato mbeturina që neve i konsiderojmë të vogla kur i hedhim skajeve të qytetit, e jo në vende të caktuara mund të ndërtohet edhe një dhomë ndenje e plotë, edhe atë bashkë me kuzhinë.  Ndoshta këta mjete dikuj do ia përmirësonin jetën edhe pse janë të përdorura, mendojeni njëherë para se ti hidhni tek e fundit natyra është shtëpia jonë” thuhet në komunikatën e LOJA. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button