Ndërtohet rruga në f. Xhepçisht

Në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qytet, nga sot kanë filluar punët për ndërtimin e rrugës në f. Xhepçisht deri në rrugën e Jeduarcës. 

Rruga me gjatësi prej 400m që kap sipërfaqe prej 2000 metër katror do të shtrohet me pllaka betoni. Nga sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore njoftojnë se ndërtimi i rrugës bëhet investimeve infrastrukturore ,ndërkohë që nga ky sektor bëjnë të ditur se brenda kohës do të vazhdojnë me ndërtime rrugësh dhe investime të tjera në të gjitha pjesët e qytetit.

Punimet kryhen sipas të gjitha parametrave bashkëkohore./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button