Strugë, flamuri shqiptar gjysmë pëllëmbe

Qytetarët e Strugës, gjatë vizitës në cirkun lëvizës që është vendosur tash së fundi në qytetin e tyre, kanë vërejtur se në hyrje të cirkut janë vendosur flamuj të disa shteteve përfshirë edhe atë shtetëror.

Por ajo që bien në sy është se flamuri kombëtar i shqiptarëve është më i vogël se flamujt të tjerë. Me ironi qytetarët thonë se ”Cirku” ka vendosur ta respektoj ligjin për përdorimin e flamujve në vend.

Ligji për përdorimin e flamujve në Republikën e Maqedonisë parasheh që pushtetet lokale në të cilat mbi 50 % e popullatës janë pjesë e bashkësive etnike, të mund të përdorin flamurin e tyre, bashkë me atë shtetëror në objekte të karakterit lokal dhe publik. 

Pushteti lokal duhet të vendosë për datat ose evenimentet kur do të përdoret flamuri i bashkësive etnike. Por në këtë ligj sanksionohet që flamuri shtetëror të jetë me 1/3 më i madh se flamujt e tjerë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button