Vidhet një ekspoziturë e Prokredit Bankës

Një hajn i maskuar dhe i armatosur sot në mëngjes vodhi ekspoziturën e Prokredit Bankës në rrugën Isaia Maxhovski në lagjen Vllae të Shkupit, kumtoi MPB.

Hajni hyri në ekspoziturën rreth orës 8.20 dhe filloi t’u kërcënohet të punësuarve dhe t’u kërkojë para.

Të punësuarit e frikësuar ia dhanë para dhe ai u arratis. Policia ka filluar ta kërkojë plaçkitësin dhe është duke u vërtetuar se sa para janë vjedhur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button