Dimitrov – Koja: OSBE ka rol të rëndësishëm në proceset reformuese

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është takuar me shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja, njofton Portalb.mk.

Ministri Dimitrov, duke e uruar për emërimin në këtë funksion, e ka theksuar rolin e rëndësishëm të Masonit të OSBE-së në Maqedoni në mbështetje të proceseve reformuese të Qeverisë me besim se kjo qasje e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij.

Gjatë takimit, Dimitrov – Koja, kanë këmbyer mendime për realizimin e planifikuar të qëllimeve programore të Misionit të OSBE-së në Shkup, me theks të veçantë të bashkëpunimit me OSBE-në në mbështetje të proceseve reformuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button