Shumica e francezëve mendojnë se Macron nuk është i suksesshëm

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në një anketë në Francë, e kanë konsideruar të pasuksesshme performancën 15-mujore të presidentit Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas anketës së kryer gjatë periudhës 11-13 shtator nga kompania Kantar Sofres Onepoint për radion RTL dhe ku morën pjesë 1.013 persona mbi 18 vjeç, theksohet se 60 për qind e pjesëmarrësve francezë në anketim e konsiderojnë të pasuksesshme performancën që presidenti Emmanuel Macron ka treguar që nga maji 2017 kur ai filloi detyrën.

Ndërkohë vetëm 19 për qind e anketuesve mendojnë se Macron ka qenë i suksesshëm, ndërsa 3 për qind mendojnë se ka qenë shumë i suksesshëm.

Në anketim 49 për qind e francezëve janë shprehur se premtimet e Macronit gjatë fushatës zgjedhore nuk përputhen me veprimet e tij në qeveri. Gjithashtu bëhet e ditur se kjo normë ka rënë në 15 për qind në krahasim me anketimin e kryer në muajt e parë të vitit.

Në një anketim të kryer në muajin janar, ishte theksuar se 37 për qind e francezëve e konsideronin negativ bilancin e Macronit, ndërsa 35 për qind pozitiv.

Mbështetja në opinionin publik për Macronin ka rënë me shpejtësi pas dorëheqjes së befasueshme të ministrit të Mjedisit, Nicolas Hulot, rreth dy javë më parë. Sipas anketimit të fundit të kryer nga Instituti i Kërkimeve të Opinionit Publik Francez (IFOP) për Paris Match dhe Sud Radio, ishte bërë e ditur se 69 për qind e popullit francez ishin të pakënaqur nga qeveria Macron. Ndërsa kjo normë në muajin korrik ishte 59 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button