Thaçi: Vetëm përcaktimi ynë për NATO dhe BE është garanci për të ardhmen e Maqedonisë

Me moton “Një hap para “PËR” NATO dhe BE”, Partia Demokratike Shqiptare sot vazhdoi fushatën informuese dhe takimet me qytetarët, që  kanë si  qëllim rritjen e përkrahjes për referendumin që do të mbahet më 30 shtator.

Në takimin me banorët e Reçicës së vogël në Tetovë, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash potencoi:

“Shqiptarët kanë qenë gjithnjë të përcaktuar PRO anëtarësimit në NATO dhe integrimit evropian dhe vullneti i shqiptarëve më 30 shtator do ta vulos përcaktimin e tyre për në NATO dhe BE! Vetëm ky përcaktim është garanci për të ardhmen tonë”.

PDSH thotë se do të vazhdojë që në mënyrë intensive jo vetëm në takimet informuese me qytetarët, por edhe në takimet me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, si edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, të kërkojë përkrahjen e tyre në këtë moment të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button