Rita Ora: Jam krenare me prejardhjen time

“Ne jemi një komb i vogël. Kur dikush prej nesh arrin diçka, kjo është punë shumë e madhe”, ka thënë Rita Ora në një intervistë të hënën.

Rreth suksesit të saj të arritur ajo është shprehur: “Është e pabesueshme! Unë e pickoj për çdo ditë veten, për tu siguruar se nuk jam duke ëndërruar”!

Me rastin e koncertit të saj të mbajtur të hënën që shkoi në Cyrih, Rita Ora ka folur për mediat kosovare për përvojën e saj të mirë me Cyrihun, për luftën në Kosovë, përndjekjen që ishte ushtruar ndaj shqiptarëve atje dhe, sërish, për krenarinë që ndjen me përkatësinë e saj si shqiptare e Kosovës.

E pyetur nga gazetarja se a është krenare me prejardhjen e saj nga Kosova, Rita thotë: “Po, shumë. Ne jemi një komb i vogël. Kur dikush prej nesh arrin diçka, kjo është punë shumë e madhe. Është ndjenjë e bukur mundësia e paraqitjes si ambasadore për vendin tim”.

Ajo po ashtu ka thënë se, para se të vinte për të kënduar në Cyrih, nuk e ka pasur idenë se në Zvicër ka kaq shumë shqiptarë.

Ndërsa pyetjes nëse do ta arrinte këtë që e ka arritur, në rast se do të mbetej të jetonte në Kosovë, Ora i përgjigjet se megjithatë, në Kosovë nuk do të kishte këtë shans.

“Mundësitë atje janë të kufizuara, por unë jam e sigurt se kjo gjë do të ndryshojë”.

Rita më tutje thotë se kur familja e saj e ka sjellë atë si fëmijë në Londër, ka qenë vetëm një vjeçe, kështu që e ka braktisur Kosovën shumë kohë para se atje të niste lufta.

“Por gjyshërit e mi kanë qenë të dëbuar nga shtëpia e tyre dhe gjyshi qe sëmurë rëndë. Megjithatë, kjo është vetëm një ndër miliona historitë e ngjashme. Unë kisha fat”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button