Vajgl: Greqia të mos e mbyll derën e Maqedonisë për në BE

Ivo Vajgl, eurodeputet slloven konsideron se duhet thënë Greqisë që të mos ia mbyll derën një vendi kandidat për anëtarësim në BE, në këtë rast Maqedonisë. 

“Në fund të fundit duhet thënë Greqisë, që unë e kam bërë disa herë, se ata momentalisht janë problem në Evropë dhe se ajo nuk duhet të jetë shteti i cili ua mbyll derën disa anëtareve të reja të BE-së. Grekët i morën lëshimet dhe bonuset e së kaluarës, e disa prej tyre pa meritë. Kjo është kështu, bonusin e merr çdoherë ai që është brenda, është shumë e thjeshtë, tha Vajgl në deklaratën për Deutsche Ëelle.

Eurodeputeti slloven megjithatë nuk beson se mund të fillojnë negociatat me Maqedoninë pa mos u zgjidhur paraprakishtë kontesti me emrin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button