Gjendet një person i vdekur në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 11:45 është raportuar se një person është gjetur i vdekur në fshatin Qyshk të Pejës, transmeton 21Media.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.