Sot fillon fushata e KSHZ-së “Qëndrimi yt, e drejta jote”

KSHZ sot fillon fushatën e informimit-edukativ publik e cila do të mbajë disa video spote çka do të transmetohen nëpër mediume lidhur me referendumin e emrit që do të mbahet më 30 shtator.

Fushata do të zhvillohet me moton “Qëndrimi yt, e drejta jote”.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski organizimi rreth referendumit për emrin po zhvillohet pa probleme dhe se po respektohen afatet e caktuara.

“Rreth asaj që është e obliguar KSHZ, ndërsa ajo është organizimi dhe mbajtja e referendumit, mund të them se edhe ne i kemi marr të gjitha masat për organizim të mirë, i respektojmë afatet që i kemi dhënë si Komision dhe deri më tani nuk kemi asnjë problem në këtë aspekt”, theksoi Derkoski.

Ai shtoi se kjo përbërje e KSHZ-së në mënyrë drastike i ka ulur shpenzimet për organizimin e procesit të votimit dhe fushatës.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”. Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button